Noterët “harrojnë” të deklarojnë pasurinë

Nga D. V.
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e 33-të miratuan gjithsej 69 vendime, numri më i madh i të cilëve janë për këshilltarë, kryetarë të komunave, drejtorë të shkollave, kopshteve, ndërmarrje komunale, dekanë të fakulteteve, por edhe deputetë të cilët, pas denoncimeve anonime, por edhe me iniciativë të vetë KSHPK-së janë formuar lëndë për mosdorëzim të fletës anketuese mbi gjendjen e tyre pasurore, raporton Plusinfo, transmeton Zhurnal.

Për disa nga lëndët është vërtetuar se personat që kryejnë funksione publike nuk kanë dorëzuar deklarata, me ç’rast u janë dorëzuar urdhërpagesa kundërvajtëse, ndërsa pas pagesës së gjobës dhe dorëzimit të deklaratave këto lëndë mbyllen.
Sofija Spasova Medarska, anëtare e KSHPK-së, kërkoi nga KSHPK-ja që të dërgojë shkresë drejtuar Odës së Noterëve dhe Ministrisë së Drejtësisë me të cilën i njofton se të gjithë noterët duhet të dorëzojnë deklarata mbi gjendjen e tyre pasurore. Ky përfundim u soll pas denoncimit nga një aplikant i panjohur në komunën e Kumanovës, sipas të cilit këtë detyrim ligjor nuk e kishin përmbushur 14 noterë.

Por, pas kontrollit të të dhënave të 14 noterëve u konstatua se vetëm dy prej tyre e kishin përmbushur detyrimin e tyre ligjor.
Për shkresën për një zyrtar në një Park Nacional, i cili ka qenë edhe kryetar i një Shoqate, ndërsa në ambientet zyrtare ka organizuar evente në lidhje me Shoqatën dhe ka përdoruar automjet zyrtar për qëllime private, anëtarët e KSHPK-së konstatuan se për personin në fjalë procedurat tashmë ishin në zhvillim e sipër nga institucione të tjera kompetente.

Anëtarët e KSHPK-së e shqyrtuan edhe lëndën për konflikt të interesit me rektorin dhe një prorektor të një universiteti. Në denoncim thuhet se është e mundur përfshirja si partner në një projekt ndërkombëtar të një instituti në pronësi të rektorit të universitetit dhe përfshirja si partner strategjik në konferenca të Institutit për Hulumtime dhe Studime Adriatike, i cili është në pronësi të prorektorit. Bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar në të cilin kanë aplikuar si universiteti ashtu edhe një institut privat, në të cilin njëri nga pronarët është rektori i universitetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër