Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

nga D V

Pritej të prezantohej më 17 maj, por Galaxy F55 u vonua për 10 ditë, për arsye të panjohura.

Fatmirësisht, ai nuk pati një vonesë të dytë.

Samsung India sapo ka njoftuar se seria e re Galaxy F55 do të jetë i disponueshëm për blerje nga sot, shkruajnë mediat e huaja.

Vlen të përmendet se versioni më i lirë vjen me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme, ndërsa modeli më i shtrenjtë me 12 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.

Për sa i përket specifikave, Galaxy F55 duket të jetë version pasardhës i Galaxy M55 me një dizajn më ndryshe.

Bëhet e ditur se telefoni është i pajisur me procesorin Qualcomm Snapdragon 7 Gen 1 dhe një ekran AMOLED 120 Hz.

Në pjesën e pasme ka një kamerë të trefishtë, ndërsa në pjesën e përparme ka një tjetër për selfie.

Specifikat e tjera kryesore përfshijnë altoparlantët, mbështetjen me dy karta SIM, rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit, lidhjen 5G dhe sensorin e gjurmëve të gishtave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More