Amin Hot, njëri nga basketbollistët e “Trepçës” tashmë është larguar nga ky klub basketbollist.
Ai u largua pas tri vitesh, këtë e bëri të ditur vetë “Trepça” që përmes një postimi ka njoftuar se të njëjtit i është vazhduar kontrata, por ai ka vendosur që të largohet.
Basketbollisti Hot, bazuar në postim, është larguar si “kampion” dhe i respektuar nga i gjithë qyteti.
