Shtegu i Ngjyrave, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik, vijon të mbetet destinacioni më i preferuar i turizmit malor për turistët vendas e të huaj.
Peizazhi mahnitës dhe fusha me lule shumëngjyrëshe janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar me këto pllaja malore.
“Pamje të Shtegut të Ngjyrave që i prijnë udhën lëndinave të mëdha alpine shqiptare që qershori i vesh me gjithfarë lulesh e që e kanë futur Kukësin në destinacionet e preferuara të turistëve që vizitojnë Shqipërinë”, shkruan Rama.
Shtegu i Ngjyrave fillon nga Shishtaveci deri në Çajë. Ai është 13 km i gjatë dhe ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Ai është i përshtatshëm edhe për zhvillimin e sportit Mountine Bike. Gjatë gjithë shtegut deri në Çajë të shoqërojnë lulet shumëngjyrëshe që ndodhen në këtë livadh alpin.
