Mandatarin e Qeverisë e presin shumë punë

nga Xh M

Shkup, 9 qershor – Mandatarin për formimin e Qeverisë së ardhëshme, por edhe vet përbërjen e re Qeveritare e presin shumë punë si në aspektin e politikave të brendshme siq janë ndryshimet Kushtetuese, dhe zhvillimi ekonomik, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korupsionit, vlerëson për TVM2 analsiti politik Zudi Xhelili. Ky i fundit është i mendimit prioritet mbi prioritetet duhet të jetë edhe reformat thelbësore në gjyqësor, duke bërrë që në këtë mënyrë të kthehet besueshmëria në institucionet ligj-vëndëse.

Sipas tij, jo pak më e rëndësishme do të jetë edhe standardi jetësor i qytetarëve, dhe gjendja e rrëndë ekonomike dhe sociale e qytetarëve.

“Së shepjti mandatari do të dalë me propozim për formimin e Qeverisë së re, dhe duke pasur parasysh situatën e rëndë politike në Ballkanin Perendimor, Qeverinë e ardhëshme në RMV e presin shumë sfida të rënda. Gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale e ka detyruar qeverinë që ti përcaktoj disa prioritete për fillim siq janë: Lufta kundër korupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë e pa kompromis, në këtë mënyrë do të fillojnë edhe reformat në gjyqësor dhe paralelishtë të kthehet besuaeshmëria tek institucionet e drejtësisë në vend. Prioritet tjetër do të jetë një sërrë masash pako ekonomike zhvillomore për mirëqenje të qytetarëve për të pasur një zhvillim më të hovshëm ekonomik ku do të krijohet kushte për rritjen e rrogave, pensioneve dhe gjithë masat tjera të cilat i tangojnë qytetarët” – tha analisti politik, Zudi Xhelili.

Por Xhelili poashtu thekësoi se edhe në aspektin e politikave ndërkombëtare jo pak do të jetë me rëndësi qasje e kësaj Qeverie përballë sfidave të kohës, siç janë hapja e kapitujve, dhe marrëdhëniet me fqinjët, ku sipas Xhelilit pritshmërit e qytetarëve në këtë drejtim janë të mëdha.

“Prioritet tjetër vazhdimi I procesit të euro-integrimeve, prioritet ky i cili nënkupton hapjen e kushtetutës, ndëryshimet kushtetuese, dhe vazhdimi i bisedimeve për anëtarësim të vendit në Unionin Europian. Dhe të gjitha këto janë masa të cilat janë premtuar gjatë fushatës para-zgjedhore nga të gjitha partitë politike e që janë pjesë e qeverisë së re, e të cilët janë zotuar se do ti zbatojnë të gjitha këto masa, dhe të shpresojmë se prioritetet do ti japin edhe rezultatet e para, dhe të shpresojmë se nga këto rezultate do të vijojnë pastaj edhe sukseset tjera” – deklaroi Xhelili.

Sipas analistëve politik pritshmërit e qytetarëve për një jetë më të mirë janë të mëdha, dhe ideja për ndryshim të konjukturave udhëheqëse në institucionet e vendit i reflektuan më së miri zgjedhjet e 8 majit, ku një parti opozitare arriti të marrë 58 mandate, dhe kjo porosi sipas tij, ka qenë sinjal i mjaftueshëm se ndryshimet në politikat e shtetit janë më se të domozdoshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More