Mexhiti pret në takim ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja

nga Xh M

Shkup, 25 qershor – Ministri i Ambientit Jetësor Izet Mexhiti ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në vendin tonë Flerian Qehaja.

Postimi i plotë:

Sot kisha nderin që në cilësinë e zv. kryeministrit të parë të RMV-së dhe Ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të takoj Ambasadorin e Republikës së Kosovës Florian Qehaja.

Ambasadori në emër të Kryeministrit Albin Kurti na uroi për formimin e qeverisë së re.

Në takim mes tjerash, biseduam edhe për rrugën Shkup-Bllacë dhe parandalimin e pritjeve të gjata kufitare.

Gjthashtu biseduam edhe për marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve tona dhe bashkëpunimin mes nesh, duke shprehur përkrahje të ndërsjelltë.

Bashkërisht u dakorduam për nevojën e thellimit të bashkelëpunimit mes dy shteteve në sferën e mbrojtjes së ambientit jetësor si prioritet numër një i vendeve të zhvilluara dhe sfidë e madhe për vendet në zhvillim.

https://www.facebook.com/share/p/L8kaoNua6RhXxiEE/?mibextid=oFDknk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More