Fërçkovski dha dorëheqje, Mickoski: Konsultohemi për më shumë vende ambasadorësh

nga Redaksia

Shkup, 22 gusht – Ambasadori Lubomir Fërçkoski ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Misionit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Kjo vjen pasi ministri Timço Mucunski e thirri atë për konsultime për shkak të parregullsive të mundshme financiare, të cilat Fërçkoski i mohoi. Ambasadori thotë se dorëheqja nuk do ta pengojë funksionimin e Misionit në aspektin teknik, por mund të dëmtohet iniciativa e Maqedonisë në Kombet e Bashkuara në fushën e parandalimit të gjenocidit.

Ministria e Jashtme sqaroi se presidentja e vendit tani duhet të veprojë. Nga aty shtojnë edhe se Fërçkoski nuk është paraqitur në konsultim, por institucionet kompetente do të duhet ta përfundojnë procedurën.

Për momentin nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Fërçkoskin në këtë pozitë, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski informon se aktualisht janë duke u konsultuar për më shumë pozita ambasadore. Kryeministri ka komentuar edhe situatën me rrjetin diplomatik dhe kuadro në Ministrinë e Jashtme.

Përndryshe, kohë më parë nga MPJ-ja për konsultime u thirrën ambasadorët Andrej Zhernovski nga Bukureshti, Vesel Memedi nga Roma dhe Danço Markovski nga Tirana.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More