Bellingham lëndohet në stërvitje, do t’i mungojë në shumë ndeshje Real Madridit

nga D V

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham nuk mundi të përfundonte stërvitjen këtë të premte për shkak të një goditjeje të pësuar kur seanca ishte gati të përfundonte.

Reprezentuesi anglez duhej të largohej nga fusha dhe iu nënshtrua testeve të ndryshme.

Sipas shërbimeve mjekësore të klubit, lojtari pësoi një dëmtim në muskulin e hollë shputor të këmbës së djathtë.

“Pas testeve të bëra sot te Jude Bellingham nga ekipi mjekësor i Real Madridit, lojtari është diagnostikuar me një dëmtim të muskulit të shputës në këmbën e djathtë. Progresi i tij do të monitorohet”, thuhet në faqen zyrtare të klubit.

Sipas gazetës Marca, ky dëmtim do ta mbajë lojtarin jashtë fushës së lojës për një muaj, ndërsa pritet që të ribashkohet në grup pas pushimit ndërkombëtar të shtatorit.

Humbja e Bellinghamin do ta pengojë Carlo Ancelottin të përdorë ‘BMV’ në ndeshjet e ardhshme të La Ligës, duke filluar me Valladolidin këtë të diel.

Gjëja normale do të ishte që trajneri italian të përdorte Luka Modric ose Arda Güler për të zëvendësuar anglezin në pozitën e mesfushorit të avancuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More