Shpërthim me eksploziv në Shkodër

nga D V

Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e një agjensie funerale në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, pranë Urgjencës.

Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, siç raporton A2.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjensie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoriteteve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More