Arrihet marrëveshja për pauza humanitare në Gaza

nga D V

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton lajmin e mirë se palët luftuese në Gaza kanë arritur një marrëveshje për vendosjen e disa pauzave humanitare për të bërë të mundur lejimin e vijimit të fushatës së vaksinimit të fëmijëve kundër poliomielitit.

Në një deklaratë për mediat, zyrtari i lartë i OBSH, Rik Peeperkorn njoftoi se autoritetet izraelite kishin rënë dakord për një “pauzë humanitare” tre-ditore, disaorëshe për të lejuar që fushata për të vaksinuar fëmijët kundër poliomielitit të fillonte më 1 shtator.

A2 CNN raporton se fushata do të fillojë në qendër të Gazës dhe qëllimi i saj është të vaksinohen mbi 640 mijë fëmijë në të gjithë Rripin. (A2 Televizion)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More