S’kanë të ndalur kallëzimet penale ndaj Ramiz Merko, edhe një tjetër i radhës

nga Xh M

Strugë, 18 tetor – Ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është dorëzuar edhe një kallëzim penal nga DPB Strugë, për shkak të emërimeve të paligjshme që i ka bërë në shkollat e strugës.

Siç informojnë nga MPB, kallëzimi penal ndaj Merkos është dorëzuar për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me datë 17.01.2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës, në kundërshtim me dispozitat ligjore, ka marrë vendim për zgjedhjen dhe emërimin e ushtruesit të detyrës drejtor i një shkolle në Strugë. Këtë e ka bërë edhe pse e dinte se kandidatja të cilën e emëroi nuk i plotësonte një sërë kushtesh nga Ligji për arsimin bazë, nuk e kishte dhënë provimin për drejtor brenda afatit të përcaktuar ligjor dhe nuk posedonte certifikatë përkatëse të njohurive për gjuhën angleze”, njofton MPB.

“Përkundër faktit se nuk i plotësonte kushtet për pozitën, e paraqitura, i ka mundësuar të merr vendim dhe në mënyrë të kundërligjshme përfitimi në të holla në shumë prej 1.390.536 denarë për kryerjen e detyrave të punës si ushtrues detyre drejtor dhe si drejtor i shkollës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Për të njëjtat çështje, ndaj Merkos janë dorëzuar edhe disa kallëzime tjera penale, gjegjësisht për emërimet e tij të paligjshme që i ka bërë në shkollat e Komunës së Strugës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More