Shkup, 23 tetor – Me rastin e festës shtetërore 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase me fillim në ora 13 në Muzeun e Luftës Maqedonase do të mbahet Akademi solemne me sloganin “Besëlidhja që ndërlidh” në të cilën do të mbajë fjalim kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski.
Në këtë ditë të vitit 1893 në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedono-Odrine (VMORO), me qëllim që të fitonte autonominë e Maqedonisë përmes një lufte revolucionare.
Pika kulmore e veprimtarisë së VMORO-s është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni.
