Xi Jinping dhe Anthony Albanese zhvillojnë bisedime në Rio- de – Zhanejro

nga V.E.

Presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministri australian Anthony Albanese zhvilluan një takim mes tyre në Rio-de-Zhanejro të Brazilit, ku ata ndodhen për të marrë pjesë në Samitin e 19-të të G20-s.

Xi Jinping vuri në dukje se, në nëntor të vitit të kaluar, ai zhvilloi një komunikim të thellë me kryeministrin Albanese në Pekin për çështjet strategjike, të gjithanshme e orientuese që lidhen me zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve Kinë-Australi. “Për më shumë se një vit, të dy vendet kanë mbajtur komunikim e shkëmbime të ngushta në të gjitha nivelet, kanë nxitur në mënyrë aktive zbatimin e konsensusit të rëndësishëm që arritëm dhe kanë pasur përparim,” u shpreh kreu i shtetit kinez.

Ai vuri në dukje më tej që Kina dhe Australia nuk kanë konflikte thelbësore interesash. Nëse të dyja palët e respektojnë njëra-tjetrën, e trajtojnë njëra-tjetrën në mënyrë të barabartë dhe kërkojnë pikat e përbashkëta duke lënë mënjanë dallimet, marrëdhëniet Kinë-Australi me siguri do të zhvillohen mirë. Pala kineze është e gatshme të punojë me palën australine për të promovuar marrëdhënie të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Australi më të pjekura, më të qëndrueshme e më të frytshme dhe për të sjellë më shumë qëndrueshmëri e siguri në rajon dhe në botë.

Xi Jinping-u vuri në dukje më tej që këtë vit mbi 250 ndërmarrje australiane morën pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës(CIIE), duke shënuar një rekord historik. Kjo tregon “votëbesimin” e kompanive australiane për ekonominë kineze dhe bashkëpunimin kino-australian.

Anthony Albanese u shpreh nga ana e tij se që nga vizita e tij në Kinë vitin e kaluar, marrëdhëniet australiano-kineze kanë bërë përparim inkurajues në fusha të ndryshme, si tregtia etj., duke sjellë përfitime praktike për popujt e të dy vendeve. Austalia këmbëngul në ndjekjen e politikës së “një Kine”, kundërshton “shkëputjen”, promovon globalizimin ekonomik dhe shpreson për forcimin e bashkëpunimit me Kinën në transformimin e energjisë, ndryshimet klimatike dhe fusha të tjera. Zhvillimi i Kinës ka dhënë kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe rritjes afatgjatë në Azi-Paqësor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More