Dy viktima në një aksident trafiku në fshatin Botun të Ohrit

nga D V

Dy persona humbën jetën në një aksident trafiku që sot ndodhi në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, në afërsi të fshatit Botun.

Aksidenti ka ndodhur gjatë përmbysjes së një automjeti që qarkullonte nga drejtimi i Kërçovës drejt Ohrit, në devijim të rrugës në ndërtim, para fshatit Botun.

Në atë vend për momentin punohet në ndërtimin e autostradës së re, ndërsa komunikacioni zhvillohet me devijime përkatësisht me rikahëzim të automjeteve nga njëra korsi në tjetrën.

Ndryshe, për momentin në rajonin e Ohrit bie shi që plotësisht e vështirëson zhvillimin e komunikacionit dhe kontribuon në rrëshqitjen e rrugëve.

Zëdhënësi i SPB-Ohër e konfirmoi informacionin dhe njoftoi më shumë detaje për aksidentin gjatë ditës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More