Spiropali takim me Ahmetin, në fokus avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

nga D V

Shkup, 10 dhjetor – Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Gjatë takimit Spiropali dhe Ahmeti diskutuan për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilat theksuan ata “janë e duhet të jenë pakthyeshme”.

“Në takim u diskutua për angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe të shqiptarëve në vendin mik dhe fqinj, për të ndërtuar një shoqëri dhe një vend tërësisht demokratik, me kohezion social dhe barazi për të gjithë qytetarët”, theksoi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Gjithashtu pjesë e diskutimit në takim ishte edhe angazhimi i faktorit shqiptar në  përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More