Biden: Mbështesim një proces tranzicioni në Siri nën kujdesin e OKB-së dhe udhëheqjen e sirianëve

nga D V

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se do të mbështesë plotësisht një proces tranzicioni në Siri që do të zhvillohet nën kujdesin e OKB-së dhe udhëheqjen e sirianëve, në përputhje me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti amerikan Biden ka zhvilluar bisedë telefonike me mbretin Abdullah II të Jordanisë, ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Siri dhe Rripin e Gazës.

Biden tha se do të mbështesë plotësisht një proces tranzicioni që do të zhvillohet nën kujdesin e OKB-së dhe nën udhëheqjen e sirianëve, në përputhje me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjatë bisedës u diskutua edhe për masat që mund të ndërmerren për të parandaluar rishfaqjen e DEASH-it në vend dhe për sulmet ajrore të kryera nga SHBA-të një natë më parë.

Të dy liderët diskutuan për procesin e mundshëm të armëpushimit në Rripin e Gazës, përfshirë lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare për Gazën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More