Të martën u publikuan katër vendet dytësore të organizimit të Galasë së Festës së Pranverës 2025 të Grupit Mediatik të Kinës (CMG), të cilat janë përkatësisht Chongqing-u, Wuhan-i i provincës Hubei, Lhasa e Rajonit Autonom të Xizang-ut dhe Wuxi i provincës Jiangsu.
Si galaja e parë e Festës së Pranverës pasi kjo festë u njoh si trashëgimi kulturore jomateriale e njerëzimit, CMG-ja vazhdon të përzgjedhë vendet dytësore të organizimit me qëllim që të shfaqet një gala e gëzueshme. Në vigjiljen e Festës së Pranverës, katër vendet dytësore, së bashku me vendin kryesor në Pekin, do t’u dhurojnë shikuesve globalë një shfaqje plot me elemente të kulturës kineze.
