U raportua si vdekje në punë në Itali, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra

nga D V

Artan Kaja, 52-vjeçari shqiptar i gjetur i pajetë në një magazinë të fabrikës së letrës në Lucca në Itali nuk ka mbetur viktimë e një aksidenti në punë, por është ekzekutuar nga një armë zjarri .

Lajmi u bë me dije nga policia italiane, e cila shton se ka ndaluar një person të dyshuar për këtë ngjarje.

Kaja ishte drejtuesi i një kompanie të jashtme dhe u gjet i vdekur në fabrikën e letrës Smurfit Kappa në Lunata mbrëmjen e së martës. Fillimisht, autoritetet hodhën hipotezën e një aksidenti ose sëmundjeje gjatë punës.

Viktima është gjetur me një lëndim në kokë dhe mjekët dyshonin se kishte rënë nga një lartësi. Por tani shfaqet hipoteza që ai mund të jetë goditur me armë zjarri, e cila ende nuk është gjetur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More