21-vjeçarja ndërron jetë vetëm disa ditë pasi u shpall “miss”

nga Xh M

Chloe Roberts, vetëm 21 vjeçe, ka ndërruar jetë vetëm disa ditë pasi u kurorëzua “Miss Royal Somerset 2025”.

Sipas Daily Mail, Chloe ishte një modele dhe një aktiviste e fortë, duke shfrytëzuar çdo mundësi që iu dha për të folur për shëndetin mendor, madje për këtë kishte edhe një podcast “Talk It Out” për të sfiduar stereotipet e industrisë së garave të bukurisë.

Ajo i dedikoi triumfin në Miss Somerset jo vetëm për të mbështetur komunitetin e saj, por edhe për të krijuar një ndikim pozitiv dhe për të inspiruar të tjerët të flasin hapur për problemet e shëndetit mendor.

Shkaqet e vdekjes së 21-vjeçares janë ende të paqarta, por kjo është konfirmuar nga media angleze nga disa persona të afërt të saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More