Hamza viziton ICK-në: I sigurova që si kryeministër do të angazhohem për ta bërë Kosovën shtet të dijes

nga Xh M

Kandidati për Kryeministër nga PDK 131, Bedri Hamza sot ka vizituar qendrën e Inovacionit dhe Teknologjisë ICK, prej nga Hamza tha se është impresionuar.

Hamza tha se udhëheqësit e ICK-së dhe shumë vajza e djem që po e krijojnë ekonominë e re, i siguroi që si kryeministër do të angazhohet për ta bërë Kosovën shtet të dijes, me ekonomi të zhvilluar dhe me mbështetje konkrete për bizneset digjitale.

Postimi i plotë:

Në ICK, në shtëpinë e madhe të teknologjisë dhe inovacionit, me liderët e ekonomisë së re të Kosovës. I impresionuar me projektet e tyre të inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike, printimit tredimensional dhe shumë nisma të tjera që do ta transformojnë Kosovën.

Ky sektor ka nevojë për përkrahje, sepse krijon vende të shumta të punës dhe ka potencial të madh eksportues. Udhëheqësit e ICK-së dhe shumë vajza e djem që po e krijojnë ekonominë e re, i sigurova që si kryeministër do të angazhohem për ta bërë Kosovën shtet të dijes, me ekonomi të zhvilluar dhe me mbështetje konkrete për bizneset digjitale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More