Mbërritën sot në Shëngjin, katër emigrantë do të kthehen sërish në Itali

nga Xh M

Katër persona mes 49 emigrantëve që mbërritën këtë paradite nga Italia në Shëngjin, do të kthehen sërish në vendin fqinj.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, do të kthehen në Itali tre të mitur dhe një 49-vjeçar me probleme shëndetësore.

Ata mbërritën në Portin e Shëngjinit me anijen “Casiopea”. Ky ishte kontingjenti i tretë i emigrantëve të paligjshëm që mbërritën në Shqipëri.

Më 16 tetor dhe 8 nëntor 2024, anija luftarake “Libra” solli në Shqipëri dy grupe me 24 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët pas vendimit të gjykatës italiane, u rikthyen në vendet e origjinës, pasi këto dy shtete u cilësuan si vende të sigurta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More