RENEA në “Swat Challenge Dubai 2025”, garojnë 121 ekipe nga 50 vende

nga D V

Forcat speciale RENEA do të jenë pjesëmarrëse në kompeticionin “Swat Challenge Dubai 2025”, që do të zhvillohet nga data 1 deri më 5 shkurt 2025, në Dubai.

Ekipi i forcave speciale RENEA ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Dubai dhe është pritur nga përfaqësues të Policisë së Dubait.

Policia e Shtetit njofton se për këtë vit janë regjistruar për të marrë pjesë 121 ekipe të forcave speciale nga 50 shtete të ndryshme nga e gjithë bota.

Në këtë kompeticion zhvillohen gara taktike, qitje dhe ushtrime fizike midis forcave speciale elitë të përfaqësuara në këtë kompeticion.

Kjo është hera e katërt që forcat speciale RENEA përfaqësojnë Policinë e Shtetit në këtë kompeticion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More