Aktorja e famshme turke bëhet nënë për herë të parë

nga D V

Aktorja e njohur turke, Melisa Pamuk, ka sjellë në jetë fëmijën e parë dhe lajmin e lumtur e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj futbollisti, Yusuf Yazici.

Partneri ka shpërndarë një foto në Instagram ku tregon dorën e tij e të të porsalindurit dhe ka shkruar: “Dhurata më e mirë për ditëlindjen”.

Melisa u martua fshehurazi me një lojtar të kombëtares turke në maj 2024, ndërsa në shtator zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së parë.

Foto: Screenshot/Instagram

Se çifti i famshëm u martua u bë e qartë pasi Pamuk ndryshoi mbiemrin.

Melisa Asli Pamuk e filloi karrierën e saj të aktrimit në moshën 13-vjeçare me një film në Holandë.

Pamuk ishte ‘Miss Turqia’ në konkursin e Miss Turqisë të mbajtur në vitin 2011.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More