Franca dhe Britania propozojnë një muaj armëpushim në Ukrainë

nga D V

Franca dhe Britania po propozojnë një armëpushim të pjesshëm një-mujor midis Rusisë dhe Ukrainës që nuk do të mbulonte luftimet në tokë, njoftoi presidenti francez Emmanuel Macron.

Megjithatë, Macron tha se armëpushimi do të mbulonte sulmet ajrore, detare dhe të infrastrukturës energjetike.

“Në rast të një armëpushimi, do të ishte shumë e vështirë të verifikohej se luftimet përgjatë frontit po respektoheshin”, tha Macron.

Ndryshe, kjo deklaratë erdhi ndërsa francezi fluturonte për në Londër për një takim me liderët evropianë, të thirrur nga kryeministri britanik Keir Starmer për të avancuar përpjekjet në hartimin e një plani paqeje në Ukrainë, shkruan Reuters.

Samiti në Londër erdhi dy ditë pasi takimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, përfundoi në debate të ashpra.

Bëhet e ditur se udhëheqësit botërorë i kanë ofruar një mbështetje të fortë udhëheqësit ukrainas dhe premtuan të bëjnë më shumë për të ndihmuar kombin e tij.

“Sipas propozimit franko-britanik, trupat tokësore evropiane do të vendosen në Ukrainë vetëm në një fazë të dytë”, tha Macron.

“Nuk do të ketë trupa evropiane në tokën ukrainase në javët e ardhshme”, tha Macron.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More