Shkup, 5 mars – Aktivitetet e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shënuar pozitivisht në Raportin e ri për mbikëqyrjen e gjykatës nga Ministria e Drejtësisë, njofton Gjykata e Lartë.
“Raporti për mbikëqyrjen e kryer konstaton se Gjykata e Lartë ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për promovimin e transparencës, ka miratuar dhe zbatuar procedurat e brendshme të nevojshme për punën e gjykatës në përputhje me ligjet dhe Rregulloren e Gjykatës, si dhe ka publikuar të gjitha aktet me rëndësi për punën e gjykatës, duke kontribuar në transparencën në punën e saj”, thonë nga gjykata.
Gjithashtu, siç theksojnë ata, raporti thekson iniciativat dhe futjen e funksionaliteteve të reja për përmirësimin e sistemit AKMIS dhe dixhitalizimin, ndryshimet në Rregulloren e Punës që kanë të bëjnë me hapjen e seancave të përgjithshme dhe realizimin e synimeve dhe angazhimeve të Këshillit për Gjyqësor të Hapur. Vendimet dhe aktet e gjykatës publikohen rregullisht në ueb-faqen e gjykatës, ekziston databaza e vendimeve gjyqësore dhe nuk ka ndarje manuale të lëndëve.
Raporti trajton edhe funksionimin e duhur në fushën e arkivimit të lëndëve dhe aktivitetet e gjera në lidhje me lëndën arkivore në përputhje me rregullat për funksionimin arkivor”, theksojnë nga Gjykata e Lartë.
Raporti i Ministrisë së Drejtësisë thekson gjithashtu nevojën urgjente për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë, duke qenë se gjykata ka mbetur prej kohësh pa numrin e duhur të gjyqtarëve.
