Zëvendëskryeministri Fetai përkujton Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

nga D V

Shkup, 5 mars – Zëvendëskryeministri i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, sot ka përkujtuar përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në profilin e tij të Fejsbukut zëvendëskryeministri Fetai kujton me krenari sakrificën e legjendarëve të Prekazit dhe heroizmin e komandantit Adem Jashari.

“Lufta dhe qëndresa e tyre vulosën rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke dëshmuar se trimëria, vendosmëria dhe sakrifica janë vlera të përjetshme të kombit tonë”, nënvizon Fetai.

Ai vlerëson se në Kosovën e lirë, demokratike e sovrane, amaneti i dëshmorëve vazhdon të lulëzojë.

“Nderimi më i madh për ta është forcimi i shtetit të Kosovës dhe ruajtja e vlerave për të cilat ata dhanë jetën. Lavdi e përjetshme heronjve të kombit!”, shkruan Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More