Shpallje për pranim të 300 ushtarëve profesionistë në Armatë, paralajmëroi kryeministri

nga D V

Shkup, 5 mars – Është planifikuar të publikohet shpallje për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatën e Maqedonisë, kumtoii kryeministri Hristijan Mickoski.

Në deklaratë për media pas vizitës së punës në Marino në Shkup, kryeministri u bëri thirrje të gjithë të rinjve të interesuar të aplikojnë dhe tha se janë të mirëseardhur nëse dëshirojnë të përfshihen në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Theksoi se do të pranohet të gjithë ata që i plotësojnë kushtet, pavarësisht nga përkatësia etnike.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, të gjithë ata që duan të përfshihen në sistemin e sigurisë. Dhe këtu nuk ka përqindje – kushdo që plotëson kërkesat do të pranohet. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në mbrojtjen e atdheut të tyre”, tha Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More