Osmani: Kosova ka fituar të ardhmen me sakrificë, familja Jashari frymëzim për gjithë kombin

nga D V

Pas rreshtimit të kuadrateve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për shënimin e 27 vjetorit të popesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se muaji mars në Kosovë është një kujtesë e përhershme e heroizmit dhe vendosmërisë së popullit për liri, raporton Ekonomia Online.

Në këtë organizim janë duke marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Rifat Jashari, ambasador të akredituar në Kosovë, e personalitete të ndryshme.

Ceremonia ka filluar me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar, ku më pastaj u bënë homazhe të obelisku i UÇK-së në kazermë.

Presidentja Vjosa Osmani, tha se epopeja e UÇK-së është një testament i përjetshëm i qëndresës, sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë, raporton Ekonomia Online.

“Marsi në Kosovë nuk është thjeshtë një muaj në kalendar është një kujtesë e përhershme e heroizmit dhe vendosmërisë së popullit për liri. Ky është vendi ku trashëgimia e komandantit legjendar Adem Jashari nuk është thjeshtë një kujtim, por është frymëzim për brezat e ardhshëm të ushtrisë sonë për gjithë kombin. Në kohët me të errëta ata ndezën dritën e shpresës, në sfida më të mëdha ata gjetën rrugën për të ecur përpara, ata u bënë mburojë”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova ka fituar të ardhmen mbi sakrificë.

“Epopeja është një testament i përjetshëm i qëndresës, sakrificës dhe i pathyeshmërisë së popullit tonë. Kosova është dhe do të mbetet një histori suksesi një vend që ka fituar të ardhmen me një sakrificë”, tha Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More