Kasami bashkë me Rifat Jasharin në natën e zjarreve: Kurrë nuk do të harrohet sakrifica e Jasharajve

nga Xh M

Prekaz, 7 mars – Kreu i Levizjes BESA, Bilall Kasami, ka qenë i pranishëm si mysafir nga Rifat Jashari në ngjarjen e natës së zjarreve në Prekaz duke nënvizuar se sakrifica e familjes Jashari nuk do të harrohet kurrë.

Kasami, në praninë e Rifat Jasharit, theksoi rëndësinë e kujtimit të heronjve dhe vlerës së kontributit të tyre në luftën për liri.

Ai shprehu respekt dhe mirënjohje për gjithë ata që dhanë jetën për kauzën e popullit shqiptar dhe nënvizoi se ata janë simbol i qëndresës dhe shpresës për të ardhmen.

“Falenderoj nga zemra Bacin Rifat, për mikpritjen e tij, në natën e zjarreve. Isha tepër i nderuar që krahë Bacit, të jem prezent në shënimin e ndezjes së flakadanëve, të cilët janë simbolika e trimërisë, rezistencës dhe luftës së familjes Jashari, por edhe gjithë shqiptarisë, për të çliruar Kosovën nga agresori serb.

Historia që harrohet, përsëritet. Andaj kurrë nuk do të harrohet historia e Prekazit, Drenicës dhe e gjithë Kosovës.

Jasharajt janë vetë historia!” , ka shkruar Kasami.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More