Bekim Jashari: Faleminderit bashkëkombësve që vizituan e bënë homazhe në Kompleksin Memorial – Adem Jashari

nga Xh M

Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, ka falënderuar të gjithë shqiptarët që bënë homazhe dhe vizituan Kompleksin Memorial “Adem Jashari” për gjatë tri ditëve të Epopesë së UÇK-së.

Në një postim në Facebook, ai publikoi edhe fotografi nga “Nata e zjarreve” që u mbajt sot më përmbylljen e epopesë.

“Faleminderit mijëra e mijëra bashkëkombësve që këto ditë vizituan e bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, duke dëshmuar se historia jonë nuk harrohet kurrë”.

“Zoti e bekoftë kombin tonë! Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, ka thënë Jashari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More