Venko Kërstevski zgjidhet u.d kryetar i Komunës së Koçanit

nga D. V.

Shkup, 14 prill – Me 9 vota për dhe një abstenim, në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Koçanit, këshilltari i pavarur Venko Kërstevski u zgjodh ushtrues detyre kryetar i komunës.

Votimi u zhvillua në dy raunde, në të dy rezultati ishte identik, Krstevski mori 9 vota “për”, ndërsa kundërshtari i tij nga OBRM-PDUKM-së, Goce Markovski mori 8 vota “për”.

Pas votimit, këshilltarët i thanë Krstevskit të mbajë kokën lart, ndërsa ai theksoi se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike dhe mbi të gjitha me të gjithë qytetarët.

Kërstevski zgjidhet ushtrues detyre kryetar i Komunës së Koçanit, pasi Ljupço Papazov u arrestua pas tragjedisë në klubin “Pulse”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More