Hyseni deklaron pasurinë në AKK: Dy parcela tokë dhe një veturë

nga D. V.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dorëzuar deklaratën vjetore të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Në bazë të dokumentit të datës 27 mars 2024, Hyseni raporton pasuri të paluajtshme me vlerë totale 4 mijë e 500 euro, dy parcela toke të blera në vitin 2013, respektivisht 7 900 m² dhe 4 560 m².

Sipas AKK-së, pasuria e vetme e luajtshme mbi pragun ligjor është një Audi e blerë në vitin 2023 për 15 mijë euro. Kredia për veturën 23 mijë e marrë në gusht 2023 nuk është e vetmja detyrim financiar.

Kryetari mban edhe një kredi tjetër prej 10 mijë euro, të hapur në vitin 2022 për biznesin e bashkëshortes. Sipas shifrave të deklaruara në AKK, saldoja e papaguar e të dy huave arrin rreth 28 mijë e 700 euro.

Edhe pse ka dy kredi aktive, Hyseni nuk ka raportuar kursime apo para të gatshme në llogari bankare. Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, e vetmja e ardhur që shënon Hyseni është paga si kryetar i Komunës së Gjilanit  1 287,64 euro neto në muaj, ose rreth 15  mijë 450 euro në vit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More