Gazmend Muhaxheri deklaron pasuri mbi 1.5 milion euro – prona, tokë dhe mëditje jashtë vendit

nga D. V.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2024 në Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë të ardhura të larta, prona të shumta të paluajtshme si dhe mjete financiare të fituara përmes qirasë dhe mëditjeve jashtë vendit.

Sipas dokumentit të publikuar, Muhaxheri ka të ardhura vjetore që arrijnë mbi 52 mijë euro, të përfituara nga:

Paga si kryetar i komunës – 15,332.28 euro

Qiraja – 33,600 euro

Mëditje për udhëtime zyrtare në Gjermani, Francë, Greqi dhe SHBA – mbi 3,800 euro

Bashkëshortja e tij, e punësuar në Universitetin e Prishtinës, ka deklaruar të ardhura prej 18,912 euro në vit.

9 prona të paluajtshme dhe 3 automjete të deklaruara

Muhaxheri ka deklaruar 9 prona të paluajtshme, përfshirë:

Tokë me sipërfaqe të madhe, duke përfshirë një parcelë prej 49733 m2, me vlerë 97,660 euro

Një objekt tjetër i ndërtuar rishtazi me vlerë 138,000 euro

Në total, vlera e këtyre pasurive kalon 1.5 milion euro.

Sa i përket pasurive të luajtshme, janë deklaruar dy vetura në pronësi të bashkëshortes:

BMW i vitit 2017 – 12,000 euro

Veturë tjetër e vitit 2012 – 5,000 euro

Të dy automjetet janë blerë përmes kredive.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More