Një burrë nga Miçigani, SHBA – me më shumë se 40 vjet përvojë në lojën e lotarisë më në fund ia doli mbanë, kur fitoi 6 milionë dollarë nga një biletë gërvishtëse.
60-vjeçar nga qarku Macomb u tha zyrtarëve të lotarisë së Miçiganit se bileta me vlerë 6,000,000 dollarë që bleu nga Najors Liquor & Deli në Van Dyke Avenue në Sterling Heights, pritej prej kohësh nga ana e tij, transmeton Telegrafi.
“Unë luaj me bileta gërvishtëse gjatë gjithë kohës dhe kam luajtur për më shumë se 40 vjet”, tha lojtari.
“Kur e gërvishta biletën dhe pashë se kisha fituar 6 milionë dollarë, mendova se do të më binte të fikët! Më duhej ta skanoja në aplikacionin e lotarisë për ta kontrolluar dy herë sepse nuk e besoja atë që po shihja”, shtoi ai.
Fituesi tha se paratë e çmimit të tij do të shkojnë për të bërë pushime dhe për të rritur kursimet e tij.
