Vranët dhe me diell në Shqipëri, në zonën e veriut edhe shi

nga D. V.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për të martën në Shqipëri parashikohet mot kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në zonën e veriut dhe relievet malore në lindje.

SHMU njofton se pas orëve të mesditës këto vranësira do të jenë prezentë edhe në pjesën tjetër të territorit.

Në zonën e veriut (pjesërisht) dhe relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në periudha afatshkurtra shtrëngata të izoluara prej orëve të mesditës deri ato të pasdites.

Era me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës pritet të arrijë deri 10 m/s

Valëzimi në det do të jetë 1 deri në 2 ballë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More