Astana, 28 maj – Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova sot realizoi takim me presidentin e Republikës së kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokajev në rezidencën “Akorda” në Astanë, ku u bisedua për zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve të cilat janë kooperuese dhe miqësore.
Duke treguar për mundësitë për investim që i ofron vendi dhe për rëndësinë e botës multipolare, kumtuan nga Kabienti i Siljanovska-Davkovës, presidentja e ceki gatishmërinë e vendit tonë prë zhvillim të mëtutjeshëm dhe thellim të marrëdhënieve bilaterale.
Nikoqiri, presidenti TOkajev, theksoi se Kazakistani është i interesuar për zhvillim të partneritetit gjithpërfshirës me shtetin dhe tha “e konsiderojmë vendin tuaj si partner të besueshëm në Gadishullin ballkanik”.
Siç qëndron në kutmesë, ai e ka cekur rëndësinë e thellimit të mëtutjeshëm të mnarrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e këmbimit tregtar përmes hapave konkret, siç janë takimet e drejtpërdrejta mes kompanive të të dy vendeve dhe vendosjen e këshillit ekonomik të Kazakistanit dhe Maqedonisë së Veriut.
Siljanovska-Davkova e përshëndeti bashkëpunimin e suksesshëm të Kazakistanit me BE-në, që është në krye të listës së partnerëve të saj tregtarë, posaçërisht duke i apsur parasysh aspiratat e vendit tonë për anëtarësim të barabartë në familjen evropiane.
Ajo theksoi se në ambientin e sotëm të komplikuar gjeopolitik, integrimi i rajonit tonë në BE është kyç për sigurimin e të ardhmes së qetë dhe të sigurt. Theksoi se për atë arsye është me rëndësi Ballkani Perëndimor të ketë perspektivë të qartë për anëtarësim në BE, jo vetëm për mirëqenien tonë dhe përparimin, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë më të gjerë të Evropës.
Në kontekst të jubileut të rëndësishëm – 30 vite të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, presidentja Siljanovska Davkova shprehi interesim për këmbim të vizitave zyrtare të nivelit më të lartë.
