Protesta e bizneseve në Prishtinë – këto rrugë mbyllen për qarkullim

nga D. V.

Bizneset e Kosovës do të protestojë sot kundër vendimit të ZRrE-së si shkak i mos-shtyerjes së vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, vendim ky që hyn në fuqi pas tri ditësh

Për shkak të kësaj proteste do të bllokohen hyrjet kryesore në kryeqytet.

Protesta do të fillojë nga ora 10:00 dhe do të vazhdojë deri në ora 12:00.

OEK shton se do të përdoren mjete për bllokim, do të jenë automjetet e kompanive të prekura nga vendimi i ZRRE-së, që sipas OEK-ut me qëllim të sigurohet një prani e dukshme dhe të theksohet ndikimi që ka ky vendim në sektorin privat.

Lokacionet e bllokimit i keni më poshtë:

Hyrja nga Veterniku – Hyrja nga Gjilani – bllokohet hyrja nga Albi Mall e poshtë Veternikut – Kështu bllokohen të gjitha hyrjet (Ferizaj, Gjilan, Aeroport)

Hyrja nga Fushë Kosova – Hyrja nga Mitrovica – do të bllokohet hyrja prej rrethit të Madh te Lakrishtja (Dukagjini toëer) – Kështu bllokohen të gjitha hyrjet nga Mitrovica dhe Fushë-Kosova

Hyrja nga Podujeva – Hyrja në lagjen e Vranjevcit – te ish-Humanisti – Udhëkryqi te banka Raiffeisen – bllokohen hyrje-daljet nga Podujeva, por edhe lëvizjet nga Dragodani në drejtim të Shkabaj/Orlloviq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More