Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

A do dekretojë Meta qeverinë Rama 3?

Socialistët e shkarkuan nga detyra e Presidentit, por Ilir Meta nuk ka ndërmend ta njohë vendimin e Parlamentit.

“Kini durim, deri 24 korrik të vitit të ardhshëm do jem këtu. Ju e patë, po e pranojnë haptazi se u ka plasur cipa fare, kush e di sa euro kanë marrë për të votuar për shkarkimin e Presidentit sipas tyre”, thotë Meta.

Ndonëse e ka shkarkuar, mazhorancës i duhet firma e Presidentit për dekretimin e qeverisë së re. Por, a do të ndikohet Ilir Meta nga vendimi i Parlamentit?“Nuk mund të marr seriozisht një akt të tillë dëshpërues, të një kuvendi të shkarkuar prej kohësh që ka zero opozitë dhe përfaqëson zero opozitë”, përgjigjet Meta.

Zotohet se në vjeshtë do të ndryshojë qasje me shumicën dhe pakicën e re parlamentare”
Pres me qetësi dhe durim përfundimin e procesit te ankimimeve dhe të bashkëpunoj me opozitën dhe shumicën e re, në parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës”.

Qetësinë dhe durimin e humb, kur kujton djegien e mandateve nga PD-LSI, që prodhoi një opozitë të re që mundësoi shkarkimin e tij nga detyra”
Është një nga faqet e zeza, më të errëta të historisë ai Kuvend dhe faqen e zezë kush e ka bërë me qëllim, dhe e nxorën në prite Presidentin, jo Ilir Metën”.

Postime të ngjashme

Meta kujton Ditën e Çlirimit të Kosovës: Dita për të nderuar luftën e drejtë të UÇK-së

Dafina Vidishiqi

Rama uron 30 vjetorin e Partisë Socialiste

Dafina Vidishiqi

Mandati 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Nesho: Një shans për Shqipërinë

Dafina Vidishiqi

Gara e 13 qershorit, Basha: Do të dalim më të bashkuar për të vazhduar betejën

Dafina Vidishiqi

Rama publikon videon: Ja çfarë ndodhi sonte në mes të Tiranës

Dafina Vidishiqi

Pas anëtarësimit të Shqipërisë në KS të OKB-së, Rama: Lajm i bukur!

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...