Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

A do ta dërgojë PDK në Kushtetuese Kurtin nëse ai nominohet për kryeministër?

Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se lideri i VV-së e ka shkelur dy herë Kushtetutën e Kosovës dhe sipas tij, edhe nëse Kurti e shkel Kushtetutën për të tretën herë, nuk do bëhet vonë.

“Nuk ka ndonjë propozim nga VV-ja për kandidaturë për kryeministër…Ne kemi pasur dy raste të shkeljes së Kushtetutës nga zotëri Kurti nuk besoj që bëhet vonë nëse e shkel edhe herën e tretë”, tha Haxhiu në T7.

Ndërsa, sa i përket asaj se a do ta dërgojnë në Gjykatë nëse VV-ja shkel Kushtetutën me nominimin për kryeministër të Kurtit, Haxhiu thotë se mbetet të shihen zhvillimet.

“..por mbetet me i pa zhvillimet pastaj me vendos. Pa pas zhvillime nuk mundem me qenë paragjykues përderisa nuk ka asnjë mendim”, shton Haxhiu.

Kujtojmë se lideri i VV-së, Albin Kurtit dhe disa kandidatëve për deputetë nuk iu lejua kandidimi për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku nuk iu lejohet kandidimi atyre personave që janë dënuar brenda tri viteve për ndonjë vepër penale.

Postime të ngjashme

Kryetari i Graçanicës thotë se 10 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar nga Serbia

T E

Kurti flet për formimin e Qeverisë së re, tregon se kur do të zgjidhet Vjosa Osmani presidente

T E

Prokuroria Speciale tërheq urdhër-arrestin ndaj Milan Radoiçiqit, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

T E

Elezi: Ende nuk dihet kur fillon procesi i numërimit të votave me kusht

T E

KQZ nis numërimin e votave me kusht

T E

Bajatoviq: Elita e SHBA-së ka nevojë të prodhojë probleme, por s’është lehtë të shantazhohet Serbia

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...