Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

A do ta legjitimojë EU fitoren e Ramës?

Sherif Ramabaja

Fituesi i zgjedhjeve të 25 prillit doli Rama me PS -në e tij. Partia Demokratike me aleatët si dhe presidenti Meta mbetën të shtangur.

Ishte pritur ndryshimi, po nuk ishin bërë llogaritë se Rama do t´i aktivizonte armët e mshefta të tij. Sikurse në sport, në fund lojën e vendosën gjokerat.

Kësaj radhe besohej se edhe bashkësia ndërkombëtare, do të jetë më e kujdesshme dhe vigjilente ndaj vjedhjes së votës.

Sot kur po bëhen analizat sheshit del se një përgatitje e tillë, për t´i manipuluar zgjedhjet kishte filluar shumë më herët, në fshehtësi dhe në forma të ndryshme ilegale, ashtu siç dinë vetë komunistët (enveristët).

Legalizimet, patronazhistët, vjedhja e të dhënave për qytetarët, kushtëzimet e administratës, punësimet e kushtëzuara me votën, presionet direkte dhe indirekte, fondet shtetërore dhe paratë e krimit në blerjen e votës – janë disa nga format e kriminalizuara për ta vjedhur pushtetin, që Rama i kishte futur në përdorim.

Këto sjellje dhe forma të tilla në botën demokratike do të numëroheshin si krim ndaj shtetit dhe qytetarëve, si dhe sulm mbi demokracinë.

Për gjëra të tillë jo që do të humbej pushteti, po do të fillonte ndjekja dhe përgjegjësia para drejtësisë. Tash mbetet të shihet se me çfarë standarde do të veproi në këtë rast EU.

Po pati forcë dhe këmbëngulje që ta denoncoi Ramën dhe t´i shkohet së vërtetës deri në fund, nuk do t´i pranonte zgjedhjet si të rregullta, kurse fitoren e Ramës do të duhej ta anulonte.

Por nëse EU e lodhur me problemet e pa numrat duke u nisur nga pandemia, problemet me Rusinë, Kinën, Ukrainën, bisedimet Kosovë – Serbi etj. si dhe problemet e shumta të brendshme merr vendim që mos t´ia shtoi vetes edhe hallin tjetër me shqiptarët, do të hesht dhe do ta qetësoi opozitën për pranimin e rezultatit.

Po u pranuan zgjedhjet nga EU, Shqipëria dhe shqiptarët do të dilnin humbësit kryesor, sepse Ramën e kishin dy mandate dhe më së miri e din vetë se çka në pësuar prej tij.

Premtimet e tashme të tij se kësaj radhe do të qeverisë dhe do të jetë ndryshe se nga dy herët e tjera, janë përralla.

Më e keqja është se përçarja do të vazhdoj po me ritme të njëjta, ndoshta do të merrte përmasa edhe më dramatike, sepse një pushtet që nuk e ka shumicën pas vetes dhe mbahet me manipulime, kuptohet që nuk ka ide, nuk ka përparim dhe nuk ecet përpara. Agresiviteti i një pushteti të tillë vetëm sa mund të shtohet, sepse mungojnë alternativat.

Dhuna po paralajmërohet që në start. Rama i ngazëllyer dhe i çmendur për pushtet i bëri thirrje opozitës për bashkëpunim, kurse në anën tjetër po e përgatitë terrenin për ta pushtuar edhe të vetmin institucion, presidencën.

Bashës nuk i mbetet tjetër nëse mendon t´i qetësoi zërat për dorëheqjen e tij, përveç ta paraqes kërkesën për votëbesimin në partinë e tij.

Ai ka treguar se është një politikan i aftë dhe i moderuar, po askush funksionin nuk e ka të përjetshëm, prandaj edhe me dorëzimin e timonit të partisë, asgjë nuk do të përfundoi.

Nëse Basha e fiton votëbesimin e partisë, duhet mobilizuar dhe demaskuar Ramën edhe më fuqishëm, sepse ai nuk e ka as mbështetjen e brendshme dhe as atë ndërkombëtare, me përjashtim të Serbisë, Turqisë dhe një grushti të enveristëve të Kosovës, të cilët po inskenojnë revolucion në parlament.

Postime të ngjashme

Krimi dhe korrupcioni, fenomene që po i ndalojnë proceset…

Zekirija Haxhiu

Një gjykatë që krijon heronj

Zekirija Haxhiu

A po fillon çmontimi i krimit në Ballkan?

Zekirija Haxhiu

Edi Rama midis Lindjes dhe Perëndimit

R Zh

‘Gjelbërimi’ absurd i integristëve!

R Zh

Thagma e madhe e Aliut!

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...