A do ta njihte Bujari pushtetit Bujarin e opozitës, ndryshime drastike në qëndrime!

nga Redaksia

Shkup, 6 dhjetor – Xhokeri i Ali Ahmetit, Bujar Osmani, nga një figurë serioze e dinjtioze ka rrëshqitur në figurë kontroverse. Prijësi i integristëve i dha pak pushtet duke e vendosur në krye të diplomacisë që pastaj për ta shfrytëzuar si xhoker që brenda natës ta nxjerr si kandidat për president. Por, kjo është çështje mes tyre, nuk e tangon publikun, pasi ngjanë që ta kenë bërë me vullnet e pajtim të dyanshëm, shkruan Zhurnal.mk

Ajo që është shqetësuese për publikun e gjerë është fakti se si ka devijuar Bujar Osmani nga qëndrimet e tij kur ishte në pushtet dhe sot kur është në opozitë. Ky ndryshim drastik për një periudhë të shkurt kohore përpos që flet për mungesë konsistencës politike qartazi tregon edhe për tentimet e tij manipuluese me publikun.

Mbase, kjo tendencë është edhe ofendim i vetëdijes e mbamendjes së publikut. Përmes këtij shkrimi i freskojmë kujtesën Bujar Osmanit duke i treguar që populli nuk harron, populli nuk hanë barë.

Çfarë po thotë sot për gjuhën shqipe Bujari i opozitës?

“Çdo shkronjë dhe presje në ligjin e gjuhës është pjesë e kompromisit të arritur pas 15 viteve negociata mes dy popujve më të mëdhenj. Jo 8 nene, jo 3 nene, por një presje u prek, vendi më nuk do të ketë ligj për gjuhë dhe gjuhë shqipe zyrtare, dhe kjo do jetë gozhda e fundit në arkivolin e marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Osmani në facebook.

Nga ana tjetër, paralajmërimet e fundit nga kjo parti dhe nga vetë Osmani kanë qenë që çfarëdo që ndodhë më 11 dhjetor, BDI nuk do të mbajë përgjegjësi. Deklarata që shpien drejt paralajmërimeve për krijim të situatave destabilizuese dhe prishje të rendit e qetësisë në vend.

Pra, reagimet e Osmanit së bashku me gjithë bashkëpartiakët e tij kanë qenë në këtë vij, që në emër të “mbrojtjes” të interesave të popullit shqiptarë gjasat ekzistojnë që situata mund të përshkallëzohet edhe deri në luftë e destabilizim total të vendit.

Çfarë kishte thënë dje për gjuhën shqipe Bujari i pushtetit ?

“Kur ne negociuam Ligjin për Gjuhët, dy dispozita mbetën të diskutueshme; përdorimi i gjuhës në kartëmonedha dhe uniforma ushtarake. Sepse në atë kohë kishte avokatë që na theksuan se ata mund të ishin antikushtetues dhe përfundimisht ata mund të shkojnë nesër në Gjykatën Kushtetuese. Meqenëse kishte protagonistë që menduan se duhej të ishin, atëherë ne ranë dakord se është më mirë për një organ neutral, objektiv, ndërkombëtar ta thotë këtë”, pati thënë para pesë viteve Bujar Osmani(Bujari pushtetit), që atëkohë gëzonte pozitën e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane.

Nga kjo deklaratë e dhënë para pesë viteve pasqyrohet gjithçka, realiteti që po tentohet të turbullohet. E thënë troç nga Osmani “që është negociuar për Ligjin për Gjuhët, dhe që kanë mbetur dy dispozita të diskutueshme”, publiku këtë deklaratë e mbanë në mend dhe nuk e harron që këtë Ligj BDI e solli gjysmak dhe me status të pa definuar në tërësi.

Pra, Bujari i pushtetit me dy duar e kishte dorëzuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Komisionin e Venecias, madje mendimet e këtij Komisioni i kishin vlerësuar të atij niveli përfundimtar, që ne e bëmë Ligjin por çfarë do që thotë Komisioni ashtu do të veprohet.

Pra, nga pozita e pushtetit lavdëronte e ngriste në piedestal Komisionin e Venecias që tani nga opozita ka ndryshuar gjuhë e fjalor, po flet për trazira e destabilizim të vendit. Nga këtu lind edhe pyetja që Bujari i pushtetit a do ta njihte sot Bujarin e opozitës. Që në bazë të elaborimin me fakte konkrete në kontekste të ndryshme kohore për çështjen e njëjtë nga personi i njëjtë kemi deklarata të ndryshme.

Kujtojmë që, Bujar Osmani nga pozita e ministrit të Jashtëm me emocione ka folur për gjuhën maqedonase, madje ka rrahur gjoks e ka dhënë garancë se nuk do të njihet si dialekt i gjuhës bullgare e nuk do të ketë as fusnota me yll, por gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare në BE. Që në të njëjtën kohë e nga e njëjta pozitë për gjuhën shqipe kishte deklaruar që heqja e 20% nuk është kusht. Pra, nuk e shihte të nevojshme që t’i kthehej dinjiteti gjuhës shqipe.

Bujar Osmani në pushtet ndryshoi edhe dukjen e tij, e tani në opozitë po ndryshon qëndrimet për çështjet që janë jetike për shqiptarët. Aq më pak po ndikon në tensionimin e situatës. E krejt kjo po reflekton se aq sa Bujari i pushtetit brengosej për gjuhën shqipe dje kaq brengoset edhe Bujari opozitës sot, pra gjithçka sillet rreth nevojës për rikthim në pushtet.// Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More