Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

A do të hapen universitetet nesër? Ministrja e Arsimit flet për një vit akademik sfidues

Zhurnal Ads

Ashtu siç pritej, universitetet shtetërore dhe publike nuk do të hapen nesër më 2 nëntor. Mijëra djem e vajza ishin organizuar për ta nisur këtë vit të ri akademik, pasi ai që iku, shkoi siç dihet, plot ndërprerje, të shkaktuara nga tërmetet dhe pandemia.

Këto javët e fundit, studentët u përfshinë në një ethe fillimi të studimeve. Shumë prej tyre morën banesa me qira, të tjerë paguan regjistrimet në konvikte, të gjithë paguan regjistrimet në universitetet publike dhe private, por një vendim i Komitetit Teknik të Ekspertëve rrëzoi gjithçka, për shkak të situatës epidemiologjike në vend.

Ndaj nesër asnjë universitete nuk do të hapë dyert për të pranuar studentët në auditorë.

Për ministren e re të Arsimit, Elvis Kushi, nesër nisim një vit akademik sfidues, i cili vjen në vazhdimësinë e vitit të kaluar që u mbyll me mjaft vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19.

Ndërkohë që sfidat vazhdojnë të jenë të shumta, duket që edhe ky vit do të jetë i pazakontë dhe aspak i lehtë, jo vetëm këtu, por në të gjithë globin.

“Si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, jam mëse e vetëdijshme për paqartësitë që krijon situata aktuale, por kjo nuk duhet të na trembë. Përkundrazi, duhet të na japë forcë, shumë qetësi e vendosmëri që edhe përgjatë këtij viti akademik të arrijmë maksimumin”, thotë Kushi.

Komiteti i Ekspertëve ka propozuar së fundmi, që të paktën muajin e parë, mësimi të zhvillohet në distancë, pra “online”, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e virusit. Propozimi duket se është kthyer në akte normativ edhe pse qeveria nuk e ka bërë publik.

Kushi thotë se bllokimi i rihapjes është një vendim aspak i lehtë, i imponuar nga ecuria dhe dinamika e pandemisë.

Megjithatë Kushi shpreson, teksa thotë se ky nëntor i ka gjetur universitetet tona të përgatitura që më herët në mënyrë që mësimdhënia të nisë dhe të zhvillohet pa ndërprerje.

“Nga takimet e realizuara kohët e fundit me drejtuesit e universiteteve, jam informuar që janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të kemi një nisje optimale në këtë fillim-viti akademik. Më vjen mirë që çdo universitet ka tashmë gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të plotë të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, thotë Kushi. Megjithatë ajo nuk di të thotë kur do të fillojë mësimi i kombinuar.

Nga ana tjetër problemet janë të shumta. Studentët e viteve të para pyesin se si mund të fillojnë universitetin online kur ata as që janë njohur me programin që duhet të ndjekin.

Për të mos lënë pa përmendur është dhe fakti se 85 për qind e studentëve të pyetur kanë pohuar se mësimi online nuk ka qenë efektiv në universitete.

Por jetojmë në kohëra të turbullta dhe gjithçka mund të ndodhë. Jetojmë në kohë kovidiane.

/noa.al/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Veliu pret Ministrin e Brendshëm të Suedisë

admin

Basha: Kjo qeveria ka dështuar

admin

Koronavirusi mbyll për herë të dytë Gjykatën e Apelit në Vlorë

S.B.

“Moment kritik”/ Meta: Jetike të shtohet masivisht numri i testimeve

S.B.

Raporti, pandemia i kushton 2.2 mld lekë pushtetit vendor

S.B.

“Po u mbyllet goja gazetarëve”/ Rama: Ligji do kalojë, që të gjithë të mbrohen nga akuzat e pabaza

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...