Shkup, 27 tetor, zhurnal.mk – Ministri Oliver Spasovski publikoi se është pozitiv me coronavirus ditën e njejtë kur kishte aktivitete me kryeministrin Zoran Zaev, deri sa ditën e kaluar kishte edhe aktivitete partiake, transmeton Zhurnal.
Spasovski mbrëmë bashkë me Zaevin në Liqenin Mladost në Veles mori pjesë në ngjarje të mblledhjeve të fidaneve.
“Sot në rrethinën e Velesit në afërsi të liqenit Mladost u kyça në aksionin “mblidh 75 fidane për 74 vjetorin” me rastin e 75 vjetorit të formimit të Ogranizatës së Kombeve të Bashkuara, në prani të përfaqësuesve zyrtar të Kombeve të Bashkuara, pjesë të korit diplomatik dhe përfaqësues zyrtarë të institucioneve. Viti 2020 solli njërën nga krizat më të mëdha shëndetësore në deceniet e kaluara, megjithatë ky vit është i rëndësishëm për ne sepse familja e kombeve të bashkuara feston 75 vjetorin e themelimit të saj”, ka shkruar Spasovski.
Edhe pse ishte potencuar se kanë mbajtur maska dhe se respektohen protokollet, nga fotografitë e publikuara nuk duket bash ashtu.
Në këtë ngjarje përvec kryeministri Zoran Zaev, kanë marrë pjesë edhe ministri i ambientit jetësorë Naser Nuredini, Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, dhe koordinatorja e Kombeve të Bashkuara Rosana Duxhak.
Ditë më parë u mbajt edhe kongresi digjital i LSMD-së në të cilën Spasovski dhe funksionarë të LSDM-së dhe të Qeverisë përfshirë dhe kryeministri Zaev dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ishin në hapsirë të mbyllur, por me respektimin e protokolleve dhe mbajtje të maskave.
Autoritetet duhet të tregojnë kush duhet të shkon në izolim dhe nëse ka nevojë për këtë.