Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

A do të ketë koalicion paszgjedhor LDK-VV, deklarohet Hoti

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se partia në të cilën bën pjesë ai nuk ka vija të kuqe për asnjë parti. Duke folur për një bashkëpunim mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë së re, Hoti tha se pas zgjedhjeve do të ulen me gjithë spektrin politik në vend dhe të arrijnë dakordim për krijimin e institucioneve, shkruan Gazeta Express.

“Në parim ne nuk kemi vija të kuqe. Punën që po bëjmë është që ne të komunikojmë me qytetarë, me biznese me të gjitha kategoritë, grupet e qytetarëve që të marrim besimin e tyre për këto zgjedhje. Pastaj, do të ulemi me të gjithë spektrin politik dhe të arrijmë dakordimet e nevojshme, mbi bazat programore për të ndërtuar institucionet e vendit”, ka thënë Hoti.

Ai  në një intervistë për REL ka thënë folur edhe për programin që ofron për qytetarët si dhe për qasjen që ka LDK-ja për dialogun, Marrëveshjen e Brukselit si dhe për çështje të tjera të brendshme.

Ndër të tjera Hoti foli edhe për furnizimin e Kosovës me vaksinën anti-Covid. /Express

Postime të ngjashme

10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Rishikimi i Buxhetit për vitin 2021 – opozita thotë se nuk është bërë mbi nevojat e qytetarëve, ndryshe mendon Qeveria

D V

Zeinah Salahi, drejtoreshë e USAID-it në Kosovë

D V

Kurti thërret mbledhje të qeverisë për në orën 13:00

D V

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci

D V

Fabrizi: Dialogu me Kosovën, kyç për pranimin e Serbisë në BE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...