Ministri i Arsimit thotë se orët e humbura mund të kompensohen gjatë periudhës së pushimit veror.
Pandemia Covid 19 ka ndikuar shumë në cilësinë e mësimdhënies.
Shkurtimi i orëve, ndërrimi në grupe e kalimi nga një skenar në skenarin tjetër ishin vetëm disa prej problemeve me të cilat u përballën shkollat.
Por, orët e humbura po planifikohen të kompensohen.
Kështu ka thënë Ministri i Arsimit dhe Shkencën, Ramë Likaj.
Madje Likaj paralajmëron se kompensimi orëve duhet të vazhdoje edhe gjatë periudhës së pushimit veror.
Ani pse nxënësit patën vështirësi e ngecje gjatë mësimit në distancë, Likaj po e konsideron gjysmë vjetorin e parë shkollor 2020/2021 si proces të mbarë mësimor.
Por, ndryshe po mendojnë ekspertët e fushës së arsimit.
Rinor Qehaja, thotë se mësimi në distancë nuk ka sjellë rezultat të mirë.
Andaj, sipas tij nxënësit duhet ti kthehen bankave shkollore.
E kthimi në banka shkollore këtë vit që erdhi po e sheh si opsion të mirë edhe drejtoresha e Shkollës së Mesme të Ulët “Faik Konica”, Jehona Oruqi,.
Nxënësit priten t’i kthehen mësimit mësimor me 18 Janar.
Ende nuk është vendosur nëse mësimi do të mbahet në distancë, apo me prezencë në shkolla.