A do të kthehet dinjiteti i mësimdhënësve?

nga I.A

Shkup, 4 korrik – Ministria e Arsimit si gjitha ministritë tjera ka qenë pjesë e “tregtisë” mes partive politike partnere në koalicionet qeverisëse, por çuditërisht fati ishte i shqiptarëve që gjatë dekadës së fundit pothuajse vetëm shqiptarët të udhëheqin me këtë digaster. Si duket ishte strategji e partive maqedonase që me arsimin ishte e vështirë të udhëhiqej prandaj u lihej shqiptarëve që edhe dështimi në këtë sektor t’i atribuohej kuadrove shqiptarë. Për fat të keq një kohë të gjatë arsimi në vendin tonë ka stagnuar. Tani në këtë përbërje të re qeveritare do të udhëheq një kuadër maqedonas dhe do të shohim se çfarë do të bëj, do të vazhdojë me avazin e vjetër apo do të sjellë diç të re, shkruan Zhurnal.

Janevska paralajmëron kthimin e dinjitetit të mësimdhënësve –

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna JAnevska sot në hapçjen e Lojpërave sindikale sportive të SASHK-ut në Strugë, ka pasur video fjalim, ku thotë se ka plane të mëdha lidhur me ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor, si dhe kthimin e dinjitetit të arsimtarëve.

“Dua ta dini se do të jeni përkrahja dhe mbështetja ime më e madhe në periudhën e ardhshme. Kemi plane të mëdha për   ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor  ndërsa në kuadër të  gjithë kësaj një nga fokuset do të jetë kthimi i dinjitetit, dhe statusit tuaj më të mirë në shoqëri”, tha në një fjalim video për mësimdhënësit, Janevska.

Thotë se arsimi fillor është prioritet i saj si ministre edhe asnjë ndryshim nuk do të ndodhë pa qëndrim të harmonizuar me arsimtarët.

“Arsimi fillor është prioritet për mua si ministre, edhe për Qeverinë. Por, asnjë ndryshim nuk do të ndodhë pa ju. Sepse ju jeni hallka më e rëndësishme e procesit edukativo-arsimor dhe është e qartë se nëse nuk jemi në të njëjtin anë, nëse nuk kemi  qëndrim të harmonizuar, nuk do të ketë sukses. Prandaj informova dhe  prap e përsëris – nuk do të bëjmë asgjë pa pëlqimin tuaj, me forcë ose inkognito. Kaloi ajo kohë”, theksoi Janevska.

Ajo shtoi shtuar se në mënyrë aktive do të punoj në interes të mësimdhënësve, mirëpo fokusi i përbashkët duhet të jenë të rinjtë.

“Nëse më duhet të ndaj diçka, kjo sigurisht është nënshkrimi marrëveshjes së re kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm dhe kjo do të ndodhë gjatë mandatit të kësaj Qeverie. Para disa ditësh reailzuam takimin e parë dhe filluam  diskutimin fillestar me udhëheqësin e SASHK-ut dhe përkushtimi ynë i përbashkët është që të krijojmë më shumë mundësi për ju”, theksoi Janevska.

Ministrja njoftoi se do të eliminohen  aspektet të konceptit  për arsimin fillor të cilat inicojnë pakënaqësi tek mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, por siç u shpreh ministrja do të vazhdojmë   të ndërtojmë atë që është e mirë dhe pikërisht, Ju keni qenë ata të cilët e keni vlerësuar si të këtillë. Gjithashtu njoftoi se do të organizohen edhe më shumë trajnime të cilat janë me interes për mësimdhënësit, do të punohet në sigurimin e teksteve shkollore për të gjithë nxënësit, ndërsa një ndër prioritetet do të jetë digjitalizimi dhe përfshirja e sistemit arsimor, sepse krahasimet me vendet e rajonit  tregojnë se jemi vonuar.

Janevska u bëri thirrje mësimdhënësve gjatë takimit që të ndajnë përvoja dhe praktika të mira dhe të ndajnë informacione dhe ide me të, sepse, theksoi, çdo ide ia vlen të merret parasysh dhe të mendohet për efektet dhe mënyrën e zbatimit.

Kujtojmë që, nga 81 shtete Maqedonia e Veriut radhitet e 61-ta në PISA. Në shkrim dhe lexim në vendin e 71 nga 81 shtetet gjithsej, matematikë e 61-ta, dhe në shkencë në vendin e 68-tetë. Në testimin paraprak të PISA-s, që është zbatuar në vitin 2018, nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë ishin listuar në vendin e 67-të nga gjithsej 77 shtete pjesëmarrëse. Ky krahasim dhe këto të dhëna janë tmerruese për atë se në çfarë drejtimi po shkon cilësia në arsim.

Në vend të progresit pason me një regres të hatashëm pra nga vendi 67 bie në vendin 61. Dhe, kjo flet qartësisht për sa i përket asaj se a ka pasur reforma në sistemin edukativo-arsimor. Në fakt, këto të dhëna flasin qartësisht për ngecjen e cilësisë në arsim, shifra alarmante dhe shqetësuese që duhet të ndërmerren masa në të kundërtën më vonë pasojat do të jenë të pariparueshme.

Krahasuar me 5 vite më parë, shumica e qytetarëve besojnë se sot kemi arsim më të keq–

56.3% ndajnë këtë qëndrim kundrejt 25% që nuk shohin ndonjë ndryshim. Vetëm 9.6% e të anketuarve thonë se arsimi i sotëm është në një nivel më të lartë krahasuar me situatën e 5 viteve më parë. Pyetje e njëjtë ka qenë edhe në anketën e realizuar 4 vjet më parë, sipas të cilës 48.9% mendonin se arsimi ishte përkeqësuar në 5 vitet e fundit, kundrejt 28.8% që nuk mendonin kështu.

49% e të anketuarve thonë se cilësia e procesit arsimor në Maqedoninë e Veriut është më e keqe në krahasim me vendet e rajonit. Një e katërta janë të mendimit se është e ngjashme, ndërsa vetëm 5,7% mendojnë se Maqedonia e Veriut ka arsim më të mirë se vendet e rajonit. Dhe këtu krahasimi me anketën e IPIS 2019 tregon se perceptimet janë përkeqësuar. Në atë kohë, 40,1% mendonin se kishte arsim më të mirë në rajon, afër 30% nuk kanë vërejt dallime dhe 10,4% mendonin se në Maqedoninë e Veriut ka një proces më të mirë arsimor në krahasim me vendet e rajonit.

Sipas qytetarëve, arsyeja kryesore pse Maqedonia është në vendet më të ulëta në matjet botërore për cilësinë e arsimit është planprogrami i dobët, mendim të cilin e ndajnë 19,2% e qytetarëve. 15.5% mendojnë se arsyeja kryesore është stafi joadekuat mësimdhënës, 12.7% e shohin problemin në tekstet shkollore jo cilësore dhe 11% në kushtet e këqija në shkolla. Kujtojmë që, anketa për Detektor nga Institutit për Hulumtime Politike në Shkup është realizuar nga 28 shkurt deri më 3 mars të këtij viti në mostër përfaqësuese prej 1107 të anketuarve.

Ndërkaq, nëse flasim për cilësinë në arsimin e lartë kujtojmë që nga publikimi i fundit vitin e kaluar në listën e Shangait asnjë nga Universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk ishte ranguar në këtë listë. Lista e Shangait: Asnjë Universitet nga Maqedonia nuk bën pjesë në Top 1000. Më së miri të radhitura janë universitetet “Harvard”, “Stenford”, “Kembrixh” dhe “Berkli”. Nga rjaoni, nga vendi i 400 deri në vendin e 500 është ranguar universiteti në Beograd, si dhe universiteti në Ljubjanë. Në këtë listë gjithashtu gjendet dhe Universiteti në Zagreb. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More