Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

A do të lëkundet koalicioni qeverisës pas mocionit të VMRO-DPMNE-së?

Shkup, 27 nëntor, zhurnal.mk – Lëkundje të kolacionit qeverisës gjatë javës së ardhshme mund të ketë në Maqedoninë e Veriut. Partia opozitare VMRO-DPMNE gjatë javës së ardhshme do të dorëzoj në Parlament kërkesën për mocion dhe më pas të nisin edhe debatin për rrëzimin e qeverisë. Këtë gjë e ka paralajmëruar vetë kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski.

Por ky hap shihet i pa sukseshëm sipas analistëve politik për faktin se opozita nuk mund të sigurojvotat e nevojshme për të rrëzuar shumicën parlamentare.

“Nuk mendoj se lideri i opozitës z. Mickoski i të siguruara votat e nevojshme për ta rëzuar qeverinë. Megjithate është punë e opozitës për ta sfiduar ate me anë të ngritjes të mocionit tani kur veç më qeveria do të mbush njëqind ditët e punës së saj. Opozita nuk mendoj se qeverinë po e sfidon me taktikë dhe argumente deklasuese. Në veprim të opozitës ndjehet një apati dhe pasiguri. Ndërkaq, kur jemi te prejudikimet se ndonjë nga deputet e Bdi-së do të ngritë interpelancë për ndonjë nga ministrat bashkëpartiak me duket e pabesueshme, sepse nuk shoh kapacitet , integritet dhe mëvetësi veprimi tek ata, duke lënë anësh se a mund ata të sigurojnë edhe votat e nevojshme”, shprehet Qenan Aliu, analist.

Ai mes tjerash shton se pas vitit të ri kjo qeveri me shumicë të brsiht mund të dorëhiqet vetë sepse mund të kollaboj nga gënjeshtrat e saja dhe nga etablimi i pritshmërive të mëdha mund të sjellë dëshprim të madh tek qytetarët.

Nga ana tjetër, analisti politik, Erol Rizaov për Zhurnal shprehet se është krejtë legjitime që opozita të dorëzon kërkes për besim ose mosbesim të qeverisë. Sipas tij vetë qeveria është dashur të vendosë për votim për besim para se të fillojnë negociatat me Bullgarinë.

“Nuk e di nëse i ka numrat dhe nuk mund të them, por nuk kam asgjë kundër të ketë votim për besim ose mosbesim të Qeverisë. Mendoj se para se të ndërmerren disa hapa të themi në mardhëniet me Bullgarinë të cilat u ashpërsuan, vetë Qeveria është dashur vendosë për votim për besim dhe në këtë mënyrë të merrte vizë për hapat e mëtutjeshme që do të vijojnë në raport me Bullgarinë. Dhe në këtë mënyrë do të kishin mundësi të arsyetojnë para deputetëve dhe atë që ka kërkuar Parlamenti se deri ku kanë ardhur negociatat”, ka deklaruar për Zhurnal, Erol Rizaov, opinionist.

Ndryshe, për të kaluar mocioni i mosbesimit, duhet të sigurohet një shumicë e thjesht prej 61 vota deputetësh.

Postime të ngjashme

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

PDSH nesër mban Kuvendin e degës në Tetovë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...