Shkup, 8 gusht – Partitë në pushtet në RMV sot kanë kumtuar se do organizojnë manifest mbështetës për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Në Manifest thuhet se partitë politike në Kuvend, pavarësisht nga përbërja e shumicës qeverisëse, obligohen të bashkëpunojnë, por edhe ta zhvillojnë procesin e negociatave në mënyrë krejtësisht të hapur dhe transparente me qëllim që publiku më i gjerë të ketë mundësi ta shpreh mendimin e tij lidhur me kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Theksojmë edhe rëndësinë e një roli aktiv të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të vendosin për anëtarësim në BE përmes një referendumi që do të mbahet para nënshkrimit të Marrëveshjes për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, gjegjësisht pas përfundimit të negociatave”, thuhet në Manifest.
Manifesti gjithashtu e obligojnë Qeverinë që në mënyrë konzistente t’i përmbahet përcaktimit për respektimin e pakushtëzuar të veçorive të gjuhës, identiteteve, historike dhe kulturore të komuniteteve, si elemente të panegociueshme me Bashkimin Evropian, duke theksuar se Qeveria nuk do të pranojë të diskutojë për zgjidhje tjetër për gjuhën maqedonase përveç asaj që është përcaktuar në Kornizën negociuese.
Në fund, në deklaratën e liderëve të partive politike , ata konstatojnë se Kuvendi duhet të miratojë amendamentet kushtetuese për mbajtjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të Konferencës së dytë Ndërqeveritare për përfundimin e fazës hapëse të negociatave, pa vendime shtesë nga shtetet anëtare, ndërsa Qeveria dhe të gjitha autoritetet kompetente për politikë të jashtme të veprojnë në kuadër të qëndrimeve të përcaktuara në Manifest.
Manifesti është iniciativë e këtyre subjekteve dhe mbetet i hapur për mbështetje të gjerë shoqërore: Bashkimi Demokratik për Integrim, Lidhja Social demokrate e Maqedonisë, Aleanca për Shqiptarët, Partia e re social-demokrate, Partia Liberale Demokratike, Partia Demokratike Shqiptare, Partia Lëvizja e Turqve, Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni, Rindërtimi Demokratik i Maqedonisë, OBRM-Partia Popullore, Partia e Pensionistëve dhe Partia e Serbeve.
Si do të reagojë Sofja ndaj Manifestit?
Parimisht ky Manifest ka anë pozitive, sepse reflekton synimin kryesor të vendit dhe të shumicës absolute të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, për anëtarësim në BE si qëllim strategjik, por edhe interes themelor në politikën tonë të jashtme. Në këtë drejtim meriton që përveç partive të lartëpërmendura në pushtet, Manifesti të përkrahet edhe nga partitë tjera opozitare, por rreth tij të arrihet edhe një consensus më i gjerë, duke u përkrahur edhe nga Sektori civil, nga intelektualët dhe nga një gamë sa më e gjerë e shoqërisë sonë, shkruan Zhurnal.
Mirëpo parashtrohet pyetja nëse Manifesti mjafton që të zëvendësojë ndryshimet kushtetuese që i kërkon Sofja zyrtare si kusht për çeljen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE?
Duke pasur parasysh se Manifesti reflekton vlerat e pranuara të përbashkëta evropiane që dalin nga kriteret e Kopenhagës, Procesi i Stabilizim-Asociimit, konkluzionet e miratuara të Këshillit të BE-së dhe propozim Korniza negociatore nga presidenca franceze, të gjitha këto me qëllim të përfundimit sa më cilësor të procesit të negociatave dhe hyrjes më të shpejtë në BE, ky dokument duket si një garanci e mjaftueshme që tregon qartë synimet e pjesës më të madhe të shoqërisë në RMV.
Nëse Sofja tregon korrektësi fqinjësore dhe rajonale daj Maqedonisë së Veriut, por pse jo edhe ndaj BE-së, atëherë do të duhej të pranojë Manifestin si akt të mjaftueshëm nga ana e Shkupit zyrtar, për të na e debllokuar rrugën e negociatave.
Dy të tretat e qytetarëve mbështesin futjen e bullgarëve në Kushtetutë
Është e qartë se përqindja e qytetarëve në RMV që përkrah ndryshimet kushtetuese është më e madhe se dy të tretat, por ja që një gjë e tillë nuk mund të pasqyrohet me numra në Kuvend, shkruan Zhurnal. Kjo përqindje, po flasim për qytetarët, do të ishte edhe më e madhe në qoftë se çështja e ndryshimeve kushtetuese do të parashtrohej drejtë para opinionit, e jo në mënyrë të shtrembëruar, siç po bëhet ngga disa propaganda të politikës ditore.
Sepse me këtë manifest paraqiten edhe një numër argumentesh që janë me rëndësi jetike për mbarë shoqërinë, dhe përmes të cilave ekziston sotim se do t’i përfundojmë negociatat për anëtarësim në një kohë sa më të shkurtër, njëherit duke mbrojtur identitetin, traditën, gjuhën dhe vlerat shoqërore të qytetarëve dhe bashkësive në vend.
Me propozim Manifestin, poashtu deklarohet se angazhimi i RMV për realizimin e të gjitha detyrimeve që dalin nga kriteret politike për anëtarësim në BE , mes tjerash edhe lidhur me avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, të drejtat e komuniteteve, por edhe harmonizimin e legjislacionit nacional me legjislacionin e BE-së, me fokus në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e institucioneve demokratike, shkruan Zhurnal.
Për këtë, siç thuhet në Manifest, partitë politike në Kuvend, pavarësisht nga përbërja e shumicës qeverisëse, obligohen të bashkëpunojnë, por edhe ta zhvillojnë procesin e negociatave në mënyrë krejtësisht të hapur dhe transparente me qëllim që publiku më i gjerë të ketë mundësi ta shpreh mendimin e tij lidhur me kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Theksojmë edhe rëndësinë e një roli aktiv të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të vendosin për anëtarësim në BE përmes një referendumi që do të mbahet para nënshkrimit të Marrëveshjes për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, gjegjësisht pas përfundimit të negociatave”, thuhet në Manifest.
Manifesti gjithashtu e obligon Qeverinë që në mënyrë konzistente t’i përmbahet përcaktimit për respektimin e pakushtëzuar të veçorive të gjuhës, identitetiteteve, historike dhe kulturore të komuniteteve, si elemente të panegociueshme me Bashkimin Evropian, duke theksuar se Qeveria nuk do të pranojë të diskutojë për zgjidhje tjetër për gjuhën maqedonase përveç asaj që është përcaktuar në Kornizën negociuese.
Në fund, në deklaratën e liderëve të partive politike , ata konstatojnë se Kuvendi duhet të miratojë amendamentet kushtetuese për mbajtjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të Konferencës së dytë Ndërqeveritare për përfundimin e fazës hapëse të negociatave, pa vendime shtesë nga shtetet anëtare, ndërsa Qeveria dhe të gjitha autoritetet kompetente për politikë të jashtme të veprojnë në kuadër të qëndrimeve të përcaktuara në Manifest./Zhurnal