Maqedoni TOP LAJM

A do të mund të përballë fondi ndryshimet e ligjit për pension? Ekspertët skeptikë

Zhurnal Ads

Shkup, 5 shtator – Ndryshimi i Ligjit për pensionim është i pabazë, po bëhet pa debat dhe shumë shpejtë, bëhet fjalë për populizëm dhe defokusim, vlerësojnë ekspertët ekonomik. Sipas ish këshilltari në Ministrinë e Financave, Branimir Jovanoviq, me ligjin e tillë kufizohen të drejtat e punëtorëve për shkak se nuk u jepet mundësi të punojnë ata që kanë dëshirë edhe pas moshës 64 vjeçe, ndërsa persona të tillë ka dhe zakonisht janë punëtorë të mirë.

“Nuk dëgjuam asnjë argument në lidhje me këtë ndryshim, nuk dëgjuam se pse po bëhet, cili është qëllimi, se pse është i nevojshëm, cilat do të jenë efektet. Ndryshimi është kundër masave që janë sjellë para 2 viteve për stabilizim të fondit pensional. Të gjithë e dimë se fondi pensional ka deficit të madh, rreth 500 milionë euro, tani me këtë ndryshim ky deficit do të rritet edhe më shumë. Ne si shtet tashmë ndajmë shumë mjete për pensionet, rreth 10% të BPV-së që është ndër nivelet më të larta në Evropë., tani do të ndajmë edhe më shumë”, thotë ish-këshilltari në Ministrinë e Financave, Branimir Jovanoviq.

“Vlerësoj se fondi është mjaft i qëndrueshëm që t’i përballë  pensionimet e paplanifikuara, rreth 10 mijë të punësuar njëkohësisht, supozoj se janë bërë analizat e nevojshme për këtë. Mendoj se ligji është i mirë dhe i përshtatshëm për shkak se janë liruar vende të punës për të rinjtë”, u shpreh për TV21 ekonomisti Bllagoj Mitevski.

Kryetari i Lidhjes së sindikatave, Darko Dimovski, për TV21 thotë se edhe ata kanë shumë paqartësi rreth Ligjit të ri për pensionim.

“Për kë do të vlente, kemi dilemë, ata që tashmë kanë nënshkruar për vitin aktual që të mos dalin në pension, çka do të bëhet me ata që i kanë marrë vendimet. Ne më 09.07.2020 kërkuam të shqyrtohen propozimet e tyre që i treguan përmes punëtorëve të tyre. Së pari, kërkojmë në pension të dilet pas stazhit të punës, përkatësisht 35 vjet për gra, 40 vjet stazh pune për burrat, pa marrë parasysh moshën. Pension i pleqërisë apo stazh i punës varësisht nga veprimtaria”, thotë Kryetar i LSM-së Darko Dimovski.

Dimovski thotë se për LSM është e paqartë në bazë të cilave parametra mund të paguhet pension më i ulët në rast se personi ka dëshirë para kohe të pensionohet. A do të jetë sipas stazhit apo moshës së punëtorit.

“Nuk ka asnjë problem për ata që do të dalin në pension në moshë 64 vjeçare për burrat dhe 62 për gratë. Nuk ka asnjë ngarkesë për punën e fondit, këtë e pohoj me plot përgjegjësi”, thotë Drejtori i Fondit Pensional, Shaip Zendeli.

Edhe për Konfederatën e sindikatave të lira është i pranueshëm modeli për pensionim të parakohshëm, por propozon që kufiri i moshës për pensionim të jetë së paku tre deri në pesë vjet, përkatësish prej 59 deri në 61 vjet për burrat dhe prej 57 deri në 59 për gratë.

Një prej detyrave të para që Qeveria e paralajmëroi në mandatin e parë është ndryshimi i Ligjit për pensionim. Ligji i ri për pension parasheh pensionim të obligueshëm të grave në moshën 62 vjeçe dhe burrave në moshën 64 vjeçe. Me Ligjin nuk do të përfshihet kuadri mjekësor dhe profesorët universitar.

Ligji do të vlejë nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe me të do të pensionohen mbi 10 mijë persona. Ende nuk ka informacione si do të financohen pensionet e këtyre punëtorëve që do të dalin në pension të obligueshëm, për shkak se Buxheti i Fondit nuk është i mjaftueshëm për pagesën e pensioneve andaj çdo vit mbushet nga Buxheti shtetëror.

Postime të ngjashme

Maqedoni: 8 të vdekur, 99 të infektuar dhe 214 të shëruar nga Covid 19

Z H

Filloi me punë Stacioni i ri për matjen e cilësisë së ajrit në Gjevgjeli

XH,I

Afërsisht 75% të rasteve me coronavirus janë pa simptoma

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...