A do të qëndrojë edhe më tej Jasin Demiri krah Taravarit pasi humbi pozitën e ambasadorit në Danimarkë?

nga Xh M

Shkup, 18 maj – Jasin Demiri nga krahu i Arben Taravarit nuk do të jetë ambasador i Maqedonisë së Veriut në Kopenhagë të Danimarkës.

Vendim për emërimin e tij para disa muajsh, është shfuqizuar, kështu mëson Agjenci a Lajmeve Zhurnal nga burime brenda MPJ-së.

Demiri gjatë këtyre viteve ka qenë krah Taravarit gjatë mandatit të tij në krye të komunës por edhe tash si këshilltarë në Ministrinë e Shëndetësisë, por para disa muajsh Qeveria e emëroi për ambasador të vendit në Danimarkë.

Pas ndarjes së fundit që ndodhi në krahun e Taravarit, ai i qëndroi besnik këtij të fundit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More